Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë në datat 3-5 dhjetor, e cila do të jetë vizita e katërt e tij në vend. Në një mjedis ndërkombëtar kompleks dhe të paqëndrueshëm, Kina dhe Franca duhet t’i tregojnë komunitetit ndërkombëtar se bashkëpunimi midis fuqive të mëdha, nuk është një lojë ku fituesi merr gjithçka, por një ndjekje e përfitimeve të ndërsjella përmes dialogut konstruktiv.

Një sondazh i kryer nga rrjeti televiziv ndërkombëtar i Kinës CGTN me përdorues globalë të internetit, zbuloi se 76.1% e pjesëmarrësve besojnë se si vende të mëdha dhe si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Franca duhet të mbrojnë së bashku rezultatet e Luftës së Dytë Botërore dhe rendin ndërkombëtar të pasluftës, duke udhëhequr komunitetin ndërkombëtar në trajtimin kolektiv të sfidave globale.

Peizazhi aktual global po përjeton ndryshime të thella. Marrëdhëniet midis fuqive të mëdha ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë dhe lulëzimin global, duke e bërë rëndësinë e marrëdhënieve Kinë-Francë të jenë shumë domethënëse. Sondazhi tregoi se 75% e të pyeturve globalë, mbështesin një bashkëpunim më të fortë ekonomik midis dy vendeve, për të përballuar së bashku rreziqet dhe sfidat e jashtme. 77.8% sugjerojnë se zgjerimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në bazë të respektit të ndërsjellë, barazisë dhe përfitimeve reciproke, jo vetëm do të formësojë marrëdhëniet e tyre dypalëshe, por gjithashtu do të ndikojë thellësisht në evolucionin e peizazhit ndërkombëtar.

Ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike mes Kinës dhe BE-së. Kjo ka treguar se respektimi i dialogut, bashkëpunimit dhe multilateralizmit të vërtetë, mbetet mënyra më efektive për t’u përballur me sfidat globale. Sondazhi zbuloi se 92% e pjesëmarrësve duhet t’i shohin në mënyrë të arsyeshme dallimet në marrëdhëniet Kinë-Evropë. 92.1% e tyre mendojnë se ndryshimet në histori, kulturë, rrugë zhvillimi dhe sisteme shoqërore midis Kinës dhe Evropës, nuk duhet të pengojnë rritjen e marrëdhënieve dypalëshe. 76.1% e të intervistuarve shprehen se nuk ka konflikte të mëdha interesi ose kontradikta gjeopolitike midis Kinës dhe Evropës, me bashkëpunimin që tejkalon konkurrencën, si dhe konsensusin që mbizotëron mbi dallimet. 92.5% e pjesëmarrësve u bëjnë thirrje të dyja palëve të mbështesin së bashku multilateralizmin e vërtetë, të mbrojnë parimet e Kartës së OKB-së dhe të punojnë së bashku për të përballuar sfidat globale

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com