Duke vijuar t’i drejtohet Parlamentit irlandez, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se uniteti evropian i arritur që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë, duhet të mbrohet.
“Kujtesa njerëzore është shpesh e shkurtër dhe vëmendja mund të jetë e shkurtër, prandaj ju lutem kujtojini botës sa herë që është e nevojshme se pushtimi i Ukrainës nga Rusia është një akt kriminal dhe i paprovokuar agresioni që kërkon drejtësi”, tha mes të tjerash Zelensky.
“Rusia dëshiron ta trajtojë Ukrainën si pronë të saj dhe ukrainasit sikur t’i përkasin oborrit të saj si bagëti”, tha ai më tej.
Ai i bën thirrje botës të mos vuajë nga “amnezia” për atë që është arritur, duke i rezistuar Rusisë.
“Moska nuk mund ta besojë se do të shpërblehet për këtë luftë me tokë dhe fëmijë të vjedhur”, vijoi ai.
“Ju lutem vazhdoni të mbështesni të gjitha përpjekjet për ta bërë realitet tribunalin për përpjekjet e agresionit rus, në mënyrë që vrasësit rusë të mos mund të udhëtojnë lirisht nëpër botë sikur të mos kenë bërë asgjë të gabuar”, shtoi Zelensky.
Agresori “duhet të mbahet përgjegjës”, përfundon Zelensky.