Pesë palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në pjesën jugore të Rripit të Gazës sot në mbrëmje, në një shkelje të re të marrëveshjes së armëpushimit, thanë burime mjekësore për Anadolu.

Dy fëmijë ishin mes viktimave në sulmet që shënjestruan tendat ku strehoheshin civilë të zhvendosur në Khan Younis, thanë burimet.

Sulmet ndodhën pak pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënoi se do të “përgjigjej në mënyrën e duhur” ndaj plagosjes së ushtarëve në përplasje me luftëtarët palestinezë në Rafah.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume