Kantoni i Solothurnit ka nxjerrë në ankand targën ekskluzive “SO 1”. Pas vetëm pak orësh, oferta më e lartë është tashmë në 301,000 franga – ankandi zgjat edhe 13 ditë.
Ankandi filloi të mërkurën në mbrëmje dhe vetëm pas disa orësh u bë e qartë: Kushdo që dëshiron këtë targë ekskluzive duhet të jetë i gatshëm të shpenzojë shumë para.
Rekord i ri zviceran
Asnjëherë më parë nuk janë ofruar kaq shumë para në një ankand zyrtar për një targë.
“Kjo nuk ka ndodhur kurrë kaq shpejt,” ka deklaruar një burim për 20minuten, transmetom albinfo.ch.
“Jam 90 përqind i sigurt se ky do të bëhet një rekord i ri.”
Mgid