MPB njofton se me datë 07.12.2025 në orën 04:00 në f. Zhelinë, punonjësit e policisë nga NjP Grupçin dhe SP Tetovë, i kanë privuar nga liria A.F. (37) dhe Q.B. (33), të dy nga f. Zhelinë, si dhe S.I. (46) nga f. Trebosh, të cilët ishin denoncuar nga I.K. (37) nga f. Prelubishtë se e kanë sulmuar fizikisht në një objekt hotelierik në f. Zhelinë. Gjithashtu, sipas denoncimit, I.K. ka dëmtuar dy automjete të parkuara në parkingun e objektit. Pas dokumentimit të rastit do të hartohet parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume