Më 09.12.2025, në orën 14:45, në SPB Shkup, një burrë 44-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtator të vitit 2025 ishte mashtruar nga B.N. dhe R. “P” për shumën prej 74.000 denarësh. Sipas denoncimit, ai ua ka dhënë paratë për të blerë material nga një depo dhe për të përfunduar punimet ndërtimore në shtëpinë e tij, dhe pasi mësoi se materiali në depo nuk ishte paguar fare, ndërsa B.N. i ishte shmangur kontaktit me të, ai e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume