Kandidati i AKI-së, Isen Shabani, sonte zyrtarisht dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të Vrapçishtit. I pyetur nga portali TS se si e sheh kandidatin e përfolur, një mik i tij deri sot, dhe nëse ndjehet i tradhëtuar, Shabani deklaroi se nuk e sheh si problem as kandidatin që përflitet se do të garojë si i pavarur me mbështetje nga një subjekt opozitar.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e tij, por mbi të gjitha qytetarët e dinë më së miri. Mua nuk më shqetëson fakti; jam i gëzuar që do ta kem kundërkandidat. Por 11 Janari do të jetë përballja jonë, dhe e pres me shumë dëshirë,” u shpreh Shabani për portalin TS.

Dje portali TS paralajmëroi se Zuli Demiri do të jetë kandidat i pavarur për Vrapçishtin me mbështetje të Ziadin Selës, por deri tani nuk ka informacion zyrtar nga ana e tij.

Ndryshe, në Vrapçisht nuk u arrit censusi, edhe pse Isen Shabani kishte fituar bindshëm ndaj kundërkandidatit të VLEN-it.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com