Nevzat Bejta do të jetë kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet lokale të 11 janarit 2025.

Bejta konfirmoi se kandidatura e tij do të dorëzohet nesër, ndërsa kërkon mandatin e tretë pas dy periudhave të mëparshme në krye të komunës.

Zgjedhjet në Gostivar do të përsëriten pasi raundi i parë nuk arriti censusin e nevojshëm për vlefshmëri.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume