Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë thënë se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në reagimin e tyre thuhet se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me formimin e një ‘shtabi të krizës’, po krijojnë tensione të panevojshme.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse, e organizuar në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe në kundërshtim të padrejtësive në Hagë”.

“Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një “shtabi krize” vetëm sa krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik”, thuhet në deklaratën e OVL-UÇK-së.

Tutje, ata kanë siguruar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe asnjë arsye për dramatizim.

“Ne sigurojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e organizuar në koordinim të plotë, është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe nuk ka asnjë arsye për dramatizim. Kërkojmë nga institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të ruajnë profesionalizmin dhe të mos e politizojnë të drejtën kushtetuese të protestës. Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet”, thuhet në deklaratë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com