Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në Berlin, duke paralajmëruar se Rusia po synon drejtpërdrejt aleancën dhe se vendet anëtare janë “tashmë në rrezik”.

Rutte theksoi se NATO duhet të reagojë me urgjencë, duke thënë “Jam këtu për të thënë qartë se ku ndodhet NATO dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndalur një luftë para se të nisë. Duhet të jemi të qartë për kërcënimin: ne jemi targeti i radhës i Rusisë.”

Ai kritikoi qetësinë dhe vetëkënaqësinë e disa vendeve aleate, duke thënë se koha nuk është në anën e NATO-s: “Shumë nuk e ndjejnë urgjencën. Shumë mendojnë se kemi kohë. Nuk kemi. Shpenzimet dhe prodhimi ushtarak duhet të rriten shpejt.”

Sipas tij, Moska është bërë “më e guximshme, më e rrezikshme dhe më brutale” si ndaj Ukrainës, ashtu edhe ndaj vetë NATO-s. Rutte kujtoi paralajmërimin e Ronald Reagan për “perandorinë e së keqes”, duke thënë se “Putin ka kaluar sërish në fazën e ndërtimit të perandorisë”.

Ai shtoi se Kina mbetet “lifeline” (shpëtimtare) e Rusisë, e cila po mbështetet edhe nga Koreja e Veriut dhe Irani për të vazhduar agresionin.

Në një moment të veçantë, Rutte lavdëroi presidentin Donald Trump si “i vetmi që mund ta ulë Putinin në tryezën e negociatave”, duke theksuar se kjo duhet provuar për të kuptuar nëse Kremlini kërkon realisht paqe.

Në përfundim, ai bëri thirrje për presion maksimal ndaj Moskës dhe mbështetje të pandërprerë për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: “Është momenti të veprojmë. Siguria jonë varet nga kjo.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com