Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka bërë të ditur se po finalizohen procedurat e nevojshme për lëshimin e lejeve për ndërtimin e ndërlidhësit të gazit midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas ministres Gjedoviq Handanoviq, leja e ndërtimit duhet të lëshohet në mesin e vitit të ardhshëm, pas së cilës do të pasojë nisja e punimeve.

Njoftimi i ministres serbe erdhi pas një takimi me ministren e Energjisë së Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozhinovska dhe me grupin e përbashkët të punës të ngarkuar për realizimin e projektit.

Gjedoviq Handanoviq theksoi se parashikohet që drejtimi i ri i gazit të jetë 144 kilometra i gjatë, me një vlerë totale të vlerësuar në 153 milionë euro.

Mjetet e nevojshme, njoftoi ajo, tashmë janë planifikuar në buxhetin e Serbisë për vitin 2025.

Plani është që i gjithë projekti të përfundojë deri në fund të vitit 2027 dhe gazi të fillojë të rrjedhë nëpër ndërlidhësin në fillim të vitit 2028.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume