Për të dytin vit radhazi, trajneri i Egnatisë, Edlir Tetova është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i vitit 2025”.
Ai pati një tjetër edicion të shkëlqyer me ekipin rrogozhinas, me të cilin fitoi kampionatin.
Të nominuar për të fituar këtë trofe ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, trajneri i Elbasanit, Ivan Gozdenoviç dhe trajneri i Bylisit, Mirel Josa.
“Në Mbrëmjen Gala që po mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvinho i dorëzoi trofeun e rëndësishëm, Edlir Tetovës, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi”, shkruan FSHF-ja.

Mgid