Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime pasi kishin hasur në një person i cili po demolonte dhe po thyen­te dritaret e një shtëpie në Drenas. I dyshuari i ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes së tyre.

Sipas raportit policor, zyrtarët e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nga njësiti policor ishte hasur duke demoluar dhe thyer dritaret e shtëpisë, po ashtu i njëjti i ka sulmuar dy zyrtarë policor. Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë policia.

Gjithashtu ndihmë mjekësore ka pranuar edhe i dyshuari i cili pas intervistimit lidhur me veprën penale me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume