Burimet publike janë të kufizuara. Angazhimi ynë, si Ministri dhe si Qeveri, që nga viti në vit të orientojmë mjete gjithnjë e më të mëdha drejt shkencës dhe kërkimit, tregon ven-dosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në dije, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, ku u prezantuan rezultatet paraprake të hulumtimit “Zgjidhje inovative shkencore për uljen e pabarazisë sociale dhe ekonomisë gri në Maqedoni përmes rregullativës tatimore”. Hulumtimi po realizohet nga ekipi i Fakultetit Juridik, me mbësht-etje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për stimulimin e projekteve kërkimore-shkencore.
Maqedonia nuk mund të vazhdojë me praktikën e investimeve të vogla në shkencë. Shtetet e rajonit po i intensifikojnë investimet në zhvillimin shkencor-teknologjik dhe vend, nëse dëshiron të mbetet relevant edhe në skenën shkencore ndërkombëtare, është e domosdoshme të bëjë hap përpara drejt rritjes sistematike dhe domethënëse të mjeteve për kërkime, kri-jimit të infrastrukturës bashkëkohore dhe nxitjes së kapacitetit inovativ.
Ministrja Janevska theksoi se vitin e ardhshëm, 2026, do të kemi 773 milionë denarë për shkencën, që është rritje e vazhdueshme, nga 380 milionë denarë në vitin 2024 dhe 680 mil-ionë denarë në vitin 2025.
“Po ndërmarrim aktivitete të shumta të orientuara drejt përforcimit të kapaciteteve krkimore-shkencore të shtetit. Njëra prej tyre është mundësia për përfshirjen e shkencëtarëve dhe studiuesve maqedonas në rrjetet evropiane të kërkimit, për çka kemi nënshkruar marrëveshje me Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian. Me qasjen në burimet elitare, dije dhe projekte të përbashkëta me partnerë evropianë, shkencëtarët tanë fitojnë mobilitet, ndërsa shteti perspektivë zhvillimore”, theksoi Ja-nevska.
Ministrja gjithashtu vuri në dukje rritjen e pagave të profesorëve universitarë për 14% dhe sigurimin e qasjes falas në bazat shkencore Web of Science dhe Scopus. Po përgatiten gjithashtu dy zgjidhje të reja ligjore, për arsimin e lartë dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore, të cilat, së bashku me reformën e Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë dhe hapjen e parkut të parë shtetëror shkencor-teknologjik, do të mundësojnë përmirësim të ndjeshëm të kushteve për kërkime shkencore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com