Në nivelin më të lartë dhe në prani të komisioneres evropiane për zgjerim, Marta Kos, sot në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare Doganore të Republikës së Bullgarisë, Georgi Dimov, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin mundësohet shkëmbimi elektronik i të dhënave. Qëllimi është përshpejtimi i tregtisë legale dhe parandalimi i përpjekjeve për mashtrime doganore, që do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e konkurrencës në ekonominë maqedonase në tregun e BE-së.
Nikollovski thekson se me këtë hap Drejtoria e Doganave tregon qartë angazhimin e fortë institucional për përshpejtimin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
“Me këtë mënyrë po e trasojmë rrugën përpara, me synimin për integrim të përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së dhe përmirësim të konkurrencës së ekonomisë maqedonase. Nga BE-ja kemi mbështetje të fortë, gjë që dëshmohet edhe nga ngjarja e sotme”, theksoi Nikollovski nga Brukseli.
Në nënshkrim ishin të pranishëm drejtuesit e drejtoriveve doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, si dhe drejtori i CEFTA-s dhe drejtori i Komunitetit të transportit.

