Një i mitur dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar në qytetin e Ferizajt.

Klankosova.tv ka kuptuar se bëhet fjalë për një 13-vjeçar i cili ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga një 17-vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, sipas burimeve të gazetarit Faton Mehmeti, 17-vjeçari dyshohet se ishte nën afektin e substancave narkotike gjatë kryerjes së veprës penale.

Pos tjerash, duke u thirrur në burimet e Mehmetit, i dyshuari dhunoi për orë të tëra të miturin.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, në emisionin “Kosova Today” thotë se i dyshuari nuk do të shpëtojë pa pasoja ligjore, pasi siç thotë ajo, 17-vjeçari nuk është i mitur i ri sipas literaturës kriminologjike.

Ajo ngriti shqetësimet se raste të tilla, pra dhunimi i meshkujve nga seksi i njëjtë, po shpeshtohen dita-ditës.

Nga ana tjetër, psikologia Atifete Syla thotë se viktima duhet të trajtohet nga psikologu për shkak të traumës së shkaktuar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com