Gjykta e Apelit në Shkup, përfundimisht ka sjellë vendim të plotëfuqishëm në verifikimin e akt-gjykimit të Gjykatës Civile Shkup e cila në seancën e mbajtur më 09.10.2023 e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin e Reisul Ulema nr. 02-251 të datës 22.05.2023 për shkarkimin e drejtorit Ibraim Idrizi.

Vendimi i gjykatës së Apelit është përfundimtar, i plotëfuqishëm, dhe i ekzekutueshëm që ibligon Teisul Ulema të BFI në zbatimin e të njejtit, në rikthimin e prof. Ibraim Idrizi në krye të drejtorisë së SHMI Medreseja Isa Beu Shkup.

Përkujtojmë se moszbatimi i akt-gjykimit gjyqësor të plotëfuqishëm bartë përgjegjësi penake në bazë të kodit penal të RMV.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume