I ftuar në Click Plus, kandidati i VLEN për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta tha se kandidimi i tij nuk është aspak kontradiktor me atë se çfarë VLEN ka deklaruar, pasi këta të fundit në vazhdimësi kritikuan promovimin e figurave të vjetra të politikës, përcjell TV21. Bejta tha se një është i konsumuar politikisht dhe se në demokraci fuqia e politikanit matet se sa ka mbështetës, e siç tha, “unë asnjëherë nuk jam shkëputur nga votuesit dhe qytetarët”.
“Në demokraci matet fuqia e një politikani se sa ka mbështetës. Nëse ti e heq nga partia një anëtarë i cili ka mbështetjen e shumicës së votuesve, atëherë i dëshpëron votuesit dhe dalëngadalë ajo parti shkatërrohet”, tha Bejta në Click Plus.
Tutje Bejta tha se një pjesë e madhe e aktivistëve dhe mbështetësve që kishte sa ishte pjesë e BDi-së, do ta përkrahin në këto zgjedhje, pasi siç tha, nuk i ka ofenduar votuesit e as Ali Ahmetin. Bejta tha se votuesit e BDI-së nuk i lidh asgjë me Taravarin, duke shtuar se ky i fundit pati ofendime të rënda ndaj votuesve e anëtarëve të BDI-së.