Më 17.12.2025, në orën 11:40, në Strugë, zyrtarë policorë nga Njësia e Jashtme për Punë Kriminalistike Strugë e privuan nga liria N.S. (40) nga fshati Lakoçerej i Epërm rajoni i Ohrit.
Swiss Residence
Ai dyshohet se më 11.12.2025 ka mashtruar një grua 77-vjeçare nga një fshat i Strugës për shumën 8.000 euro. Sipas kallëzimit, më 11 dhjetor 2025 ai e ka telefonuar viktimën, është paraqitur rrejshëm dhe i ka thënë se vajza e saj kishte goditur një fëmijë në vendkalim për këmbësorë, dhe se duhej të paguante para që vajza të lirohej, respektivisht të shmangej nga një akuzë e supozuar.
Pas marrëveshjes, gruaja ia ka dorëzuar paratë dhe ai është larguar.
Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike – Sektori për Krim të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm, i dyshuari është gjetur dhe arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale “mashtrim”.