Shkëndija e Tetovës është gati për mbrëmjen historike që e pret sonte në Larnaka të Qipros, në kuadër të Ligës së Konferencës. Përballja me AEK Larnakën shënon ndeshjen e fundit të fazës së parë të këtij kompeticioni dhe njëkohësisht një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e klubit tetovar.

Skuadra kuqezi ka mbërritu mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke përmbyllur të gjitha përgatitjet për këtë duel vendimtar. Nën drejtimin e Jeton Beqirit, Shkëndija synon një paraqitje dinjitoze dhe një rezultat pozitiv që do t’i hapte rrugën vazhdimit të aventurës evropiane edhe në pranverë, në sezonin e saj debutues në Ligën e Konferencës.

Entuziazmi dhe besimi janë të pranishëm në kampin kuqezi, ndërsa futbollistët janë të vetëdijshëm për peshën historike të kësaj ndeshjeje. Sonte, Shkëndija do të kërkojë të shkruajë një tjetër faqe të artë në arenën evropiane.

Për këtë sfidë, te Shkëndija rikthehet Tamba, por edhe Al Hasan.

Ndeshja AEK Larnaka – Shkëndija do të luhet sonte, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin e “AEK Arena” të Larnakës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume