Një park tematik spektakolar me borë dhe akull ka hapur dyert në Kinë këtë vit, duke tërhequr interesin e vizitorëve nga e gjithë bota.

Është Harbin Ice-Snow World, një park unik i bërë tërësisht nga bora dhe akulli dhe i krijuar nga e para çdo vit.

Sipas BBC-së, parku ndodhet në qytetin Harbin, kryeqyteti i provincës verilindore kineze Heilongjiang, dhe shtrihet në një sipërfaqe të gjerë prej 1.2 milion metrash katrorë, duke e bërë atë një nga parqet tematike më të mëdha të këtij lloji në botë. Harbin Ice-Snow World prezanton rrëshqitësen super të akullit me temë Murin e Madh Kinez.

Tema e këtij viti e parkut është “Bota e Përrallave”, me të gjitha mjediset e strukturuara rreth tre peizazheve kryesore. Në të njëjtën kohë, ajo përfshin një paradë të madhe tematike, si dhe një skenë të jashtme për evente dhe shfaqje.

Ai përmban sisteme inteligjente ndriçimi dhe skulpturat e akullit dhe borës ndriçohen gradualisht me perëndimin e diellit, duke transformuar hapësirën dhe duke nxjerrë në pah edhe më shumë detajet e strukturave. Gjatë sezonit të dimrit janë planifikuar shumë ngjarje të veçanta. Këto përfshijnë ceremoninë e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Akullit dhe Borës në Harbin, garat e skulpturave në akull, ndeshjet e futbollit në dëborë dhe hokejit në akull, si dhe një koncert madhështor në natën e Vitit të Ri, i cili pritet të jetë kulmi i festimeve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com