Me dhimbje u pranua lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Manit, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtar i lirisë.

Bashkim Mani ndërroi jetë sot si pasojë e një sulmi në zemër, duke lënë pas kujtimin e një njeriu që dha kontribut të drejtpërdrejtë për lirinë dhe dinjitetin e vendit. Ai ishte pjesë e brezit që nuk hezitoi të rreshtohej në mbrojtje të atdheut në momentet më të vështira të historisë sonë.

Vdekja e tij është humbje për familjen, shokët e luftës dhe për gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan sakrificën e tij.

Ngushëllime të sinqerta familjes Mani, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për këtë humbje. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Bashkim Manin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com