Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Alezi, ka sqaruar sot para mediave arsyet pse një pjesë e punëtorëve me kontratë në vepër nuk janë përfshirë në konkursin e fundit për punësim, duke theksuar se bëhet fjalë për çështje profilesh dhe analizash profesionale.

Sipas Alezit, vendimi është marrë në bazë të nevojave reale të institucionit dhe profileve të kërkuara në konkursin e hapur për herë të parë. Ai theksoi se këtë e ka sqaruar edhe më herët në mbledhje të posaçme me punëtorët që kanë qenë me kontratë në vepër, njofton TS.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, deklaroi sot se më 31 dhjetor përfundojnë të gjitha kontratat ekzistuese, duke theksuar se drejtoria ka ndërmarrë hapa konkretë për vazhdimin e angazhimit të punëtorëve.

“Ju e dini shumë mirë se më 31 dhjetor mbarojnë të gjitha kontratat. Edhe këtu kam bërë kërkesë për kontrata të reja”, tha Elezi para mediave.

Sipas tij, kërkesa është dorëzuar pranë institucioneve përkatëse me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e punës dhe funksionimi normal i Spitalit Klinik të Tetovës, ndërsa pritet përgjigje për hapat e mëtejmë institucionalë./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com