Më 23.12.2025, në orën 13:30, në rrugën rajonale Gostivar–Gradec, në fshatin Vrapçisht, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, “Audi” me targa çeke dhe “Shkoda” me targa kroate.

Si pasojë, nga inercia, automjetet kanë goditur dy këmbësorë nga Vrapçishti. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tjetri lëndime më të lehta. Me urdhër të prokurorit publik është kryer këqyrja në vendngjarje, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume