Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i pyetur nëse VLEN-in e shohin si konkurrent, tha se BDI nuk ka konkurrent këtu në RMV.

“Parti politike më të etabluar, të organizuar më të disiplinuar se BDI, nuk e thash rastësish dhe krenohem kur i them aset kombëtar, vlerë kombëtare, nuk ka, pa ma thuni ju a ka parti politike në vendin tonë dhe në rajon që bën 80% ndryshim të udhëheqjes të partisë me 32 mijë anëtarë, nuk ka. Një shoqatë me e organizu zgjedhje, një klub i futbolli po bëhen rezil mes vete. E jo të drejtosh e të organizosh nj parti e cila çerekshekulli ka drejtu me shtetin. Po këtë e bën vetëm BDI. Këtë e bën vetëm UÇK-ja, pjesëtarët e saj. A e dini kush janë nënshkrues e themelues të BDI-së, ata që kanë pas plagë në trup, 12 mijë ushtarë e kanë nënshkruar, atdhetar politikanë, arsimtarë, profesorë” tha Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume