Në ndeshjen e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës, Algjeria mposhti 3-0 Sudanin me dy gola të Riyad Mahrez dhe një të Ibrahim Maza.
Një nga momentet më të veçanta të ndeshjes ishte prania e ish-yllit të Francës dhe trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane, i cili erdhi për të ndjekur nga afër djalin e tij, Luca Zidane, që mbajti portën e paprekur të Algjerisë dhe regjistroi ndeshjen e tij të dytë ndërkombëtare.
Luca, i lindur në Gjermani dhe më parë pjesë e kombëtares franceze të të rinjve, ka përzgjedhur të luajë për Algjerinë.
Mgid