VLEN nuk bëhet një parti, por edhe nëse bëhet, do të jetë e ndarë. Kështu po shihen rrugët e një koalicioni qeverisës që ka hyrë me humbje në qeverinë e VMRO-së, në krye me kryeministrin Mickoski.

Grindjet dhe mospajtimet në këtë koalicion vazhdojnë të rriten. Madje, siç mëson portali TS, janë krijuar shumë grupe brenda VLEN-it, por edhe brenda partive që e përbëjnë këtë koalicion. Deri tani dallohen dy figura që synojnë të jenë lider të VLEN-it, por asnjëri nuk lëshon pe që tjetri të jetë “kapiteni” i grupit.

Izet Mexhiti ëndërron të jetë njëherë i pari, pasi gjithë jetën ka qenë i dyti, ndërsa Bilall Kasami dëshiron të jetë gjithmonë i pari dhe, nëse është nevoja, e mbron karrigen e tij me gjak.


Në vijim të kësaj rruge pa fund, kanë lindur pakënaqësi edhe në partitë e tjera. Portali TS mëson se në grupin e Arben Fetahut, i cili ende nuk ka parti të formalizuar dhe është pjesë e ASH-së, janë krijuar dy grupe. Njëri grup punon dhe mbështet Izet Mexhitin, ndërsa tjetri Bilall Kasamin.

Edhe pse si “ASH” pa vula dhe pa emër, ata janë ndarë në dy pjesë. Përplasjet në partitë e veçanta të koalicionit VLEN dëshmojnë se VLEN-i kurrë nuk do të bëhet një parti e unifikuar, e edhe nëse bëhet, do të jetë e ndarë mes Izet Mexhitit në njërën anë dhe Bilall Kasamit në anën tjetër.

Sipas portalit TS, Izet Mexhiti ka arritur të shtrijë territorin e tij edhe në disa komuna, si Gostivari, Struga, Kërçova dhe Bogovina, ku sipas portalit TS, ai po mundohet ta rrethojë Bilall Kasamin, ta ngulfatë politikisht dhe më pas t’ia marrë VLEN-in, edhe me forcë, përmes kontrollit politik dhe teritorrial.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit TS, Mexhiti ka hapur edhe një konflikt brenda Lëvizjes BESA, mes Fatmir Limanit dhe Bilall Kasamit. Ky konflikt nuk do të mbetet vetëm në përplasje idesh apo deklarata në rrjete sociale, por pritet të shndërrohet në një ndarje të dhimbshme dhe të ashpër. Fatmir Limani gëzon mbështetje të fuqishme nga kryeministri Mickoski dhe nga Izet Mexhiti, dhe nëse Limani arrin ta mposhtë Kasamin, ky i fundit mund të largojnë edhe nga Qeveria, duke e lënë VLEN-in pa Bilall Kasamin.

Lufta vazhdon. Izet Mexhiti punon, ndërsa dyshja Bilall Kasami – Adnan Azizi po projekton të ardhmen e BESËS. Pyetja për Kasamin dhe AZizin është: a do të jenë në qeveri pas janarit, nën thundrën e Mickoskit dhe Mexhitit, apo do të ecin të vetëm, me kokën lart pa Fatmir Limanin?

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com