Më 24.12.2025, në ora 08:35, në stacionin e pagesës Gradskë, zyrtarë policorë nga SPB Kavadarci, në bashkëpunim me Njësinë për tregti të palejuar me armë, materie të rrezikshme dhe materiale radioaktive pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike, i privuan nga liria N.R. (41) dhe I.R. (41), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të një automjeti transportues “Peugeot Boxer” me targa të Strugës, i cili drejtohej nga N.R., ndërsa bashkëudhëtar ishte I.R. – zyrtar policor në Stacionin Policor Bit Pazar, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e madhe mjetesh piroteknike, për të cilat nuk posedonin asnjë dokumentacion. Ata kanë deklaruar se mjetet i përkasin një personi juridik nga Shkupi.

Më pas, gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë, para magazinës së personit juridik u gjet edhe një automjet tjetër transportues i ngarkuar me mjete piroteknike, i cili ishte lënë dhe braktisur.


Ndërkaq, sot, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në magazinat e personit juridik, ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 25 ton mjete piroteknike. Njësia për tregti të palejuar me armë, materie të rrezikshme dhe materiale radioaktive, në koordinim me SPB Kavadarci, do të ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për identifikimin e të gjitha personave të përfshirë dhe, pas kompletimit të dokumentacionit, do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 396 paragrafi 7 të Kodit Penal.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com