Një ngjarje tragjike ka tronditur Brigadën Kundër Zjarrit të Shkupit. Dje në mëngjes (25.12), rreth orës 08:00, në ambientet e Brigadës është gjetur pa shenja jete 57-vjeçari Z.A. nga fshati Mralino, Komuna e Ilindenit.

Trupi i pajetë i të punësuarit është gjetur nga kolegët e tij, të cilët menjëherë kanë thirrur Ndihmën e Shpejtë. Mjekët, fatkeqësisht, kanë konstatuar vetëm vdekjen.

Kontrollet fillestare kanë treguar se në trup nuk ka shenja të dukshme dhune. Rasti është raportuar në SPB Shkup, ndërsa për përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes, trupi është dërguar për obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume