Sot, më 26 dhjetor 2025, në ambientet e Qendrës Tregtare “Mavrovka” në Shkup, u bë hapja solemne e zyrës së Lëvizjes Arbëria.
Ngjarja u zhvillua në prani të anëtarëve, simpatizantëve dhe mysafirëve të shumtë. Ndërsa nderë i veçantë për këtë ngjarje ishte pjesëmarrja e liderëve të koalicionit VLEN, të cilët me praninë e tyre i dhanë peshë politike dhe simbolike këtij momenti të rëndësishëm për Lëvizjen Arbëria. Hapja e zyrës shënon një hap të ri në organizimin dhe angazhimin publik të Lëvizjes Arbëria, e cila ka për synim forcimin e zërit politik, përfaqësimin e interesit qytetar dhe ndërtimin e një platforme të hapur për komunikim me qytetarët.

Pas ceremonisë së hapjes, u mbajt edhe një konferencë për shtyp, ku përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria prezantuan qëndrimet, objektivat dhe aktivitetet e ardhshme. Lëvizja Arbëria mbetet e përkushtuar ndaj veprimit transparent, bashkëpunimit politik dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve. Me respekt, Lëvizja Arbëria Bekim Fazliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume