Fshati Pallaticë është përballur sot me ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë në errësirë.
Sipas banorëve, ndërprerja është shkaktuar nga kompania EVN, pa një njoftim të qartë paraprak, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë tek banorët.
Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat janë duke monitoruar situatën dhe duke ndërmarrë masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Prezenca e policisë vjen pas reagimeve të banorëve, të cilët kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të energjisë elektrike dhe sqarime nga institucionet përgjegjëse, njofton TS.
Banorët shprehen se ndërprerja e rrymës po u shkakton vështirësi serioze në jetën e përditshme, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar. Deri më tani, nga EVN nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me arsyet e ndërprerjes dhe kohën e rikthimit të furnizimit me energji./TS