Tetovë, 27 dhjetor – Në SPB Tetovë është zhvilluar bisedë zyrtare me I.I. (40) nga Tetova, e dyshuar për veprën penale “vjedhje” informon Tetovasot.

Rasti ka të bëjë me denoncimin e A.H. (44) nga fshati Pirok, i cili më 22.12.2025 në Stacionin Policor të Kamjanit kishte raportuar se derisa ndodhej për punë të përkohshme në Slloveni, nga shtëpia e tij ishin marrë 12.000 euro. Sipas denoncimit, çelësat e shtëpisë i kishte vetëm I.I., e cila e pastronte shtëpinë.

Gjatë bisedës zyrtare, e dyshuara ka pranuar veprën, ndërsa gjatë kontrollit tek ajo është gjetur një pjesë e parave. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com