Tetovë, 27 dhjetor – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 26.12.2025 rreth orës 06:45 në rrugën rajonale Tetovë–Bërvenicë raporton Tetovasot.

Sipas policisë, automjeti “Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.N. (20) nga Tetova, ka goditur këmbësorin B.S. (35) nga fshati Bërvenicë.

Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa inspektimi është kryer nga ekipet e SPB Tetovë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume