Shkup, 27 dhjetor – Gjatë datës 26 dhe 27 dhjetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria disa persona në lokacione të ndryshme të kryeqytetit, për shkak të posedimit të substancave narkotike.

Të arrest raporton Tetovasotuar janë B.M. (27), V.K. (46), E.Kj. (31), A.P. (28), V.N. (28), të gjithë nga Shkupi, si dhe D.T. (31) nga fshati Bullaçan, B.I. (36) nga Gostivari, E.H. (35) nga fshati Hotël – rajoni i Likovës dhe E.E.G. (20) nga Turqia, me banim të përkohshëm në Shkup.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të bardha në formë të ngurtë, substanca pluhur, marihuanë dhe një thërrmues. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com