Bujqët grekë për sot kanë paralajmëruar dy bllokada, të cilat do të zgjasin nga 4 orë. Bllokada e parë tanimë ka filluar dhe do të vazhdoj deri në ora 15:00, ndërsa bllokada e dytë, do të filloj në ora 18:00.

Pra, bujqët grekë tanimë e kanë bllokuar vendkalimin kufitar “Evzoni” (Greqi-Maqedoni e Veriut) dhe do të zgjasë deri në ora 16:00, gjegjësisht deri në ora 15:00 sipas kohës (orës) së Maqedonisë së Veriut, ndërsa për pasdite planifikohet bllokadë nga ora 18:00 sipas orës lokale të Greqisë, njofton korrespondenti i agjencisë së lajmëve MIA.

Për ata që udhëtojnë për në Greqi, vendkalimet kufitare Niki (Mexhitli) dhe Dojran, tani për tani janë të hapur për trafik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com