Një i ri, 27 vjeç, ka humbur jetën gjatë punës në Koplik, në momentet kur ka qenë duke vendosur një reklamë në tarracën e një mobilere dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Në lidhje me rastin, Policia e Shkodrës njofton se ka proceduar në gjendje të lirë 40-vjeçarin E.B., nga Kopliku, me akuzën për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Ditën e premte, shtetasi E.K., 27 vjeç, dyshohet se, duke punuar në një subjekt mobilerie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Mgid