Jovan Despotovski, funksionar shumëvjeçar dhe kuadër i LSDM-së, shprehu publikisht zhgënjimin e tij ndaj vendimeve të udhëheqjes aktuale të partisë, duke theksuar se pikërisht LSDM-ja e ka lënë “pa fjalë dhe pa koment”.

Në reagimin e tij, Despotovski nënvizon se pas tri dekadash angazhim politik, priste një qasje më të drejtë nga partia. Ai thekson se gjatë gjithë paraqitjeve publike ka qenë i matur dhe i përmbajtur, madje edhe kur ka pasur arsye për të qenë i ashpër.

“Kam qenë maksimalisht i moderuar në të gjitha paraqitjet publike, madje edhe ndaj situatave që meritonin një qëndrim të ashpër. Nëse kjo maturi tani shihet si kërcënim për kryesinë, atëherë LSDM-ja ka një problem më të madh sesa mendojmë”, shkruan ai.


Despotovski kritikon edhe personalizimin e partisë, duke theksuar se LSDM-ja ka pasur dhe do të ketë personalitete më të mëdha se çdo kryetar aktual. “Askush prej tyre nuk e ka vendosur veten mbi partinë. Kjo nuk është LSDM-ja, as nuk do të jetë kurrë”, thotë ai.

Në përfundim, ai i drejtohet drejtpërdrejt liderit aktual, Venko Filipçe, duke nënvizuar se nuk do të lejojë që angazhimi i tij 30-vjeçar të zhvlerësohet me një vendim të vetëm politik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com