Sot (28.12.2025), nëpunës policorë nga Sektori për tregti të paligjshme, drogë dhe armë pranë SPB Manastir, në koordinim me Njësinë për tregti të paligjshme me armë, materiale të rrezikshme dhe materiale radioaktive pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike, e privuan nga liria A.A. (51) nga fshati Kishavë, rajoni i Manastirit.
Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pushkë automatike “M70AV2” e prodhimit jugosllav, një karikator për pushkën dhe 258 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Po ashtu, u gjetën edhe katër pushkë gjuetie, një pistoletë, 78 fishekë gjuetie të kalibrit 12 mm, 50 fishekë të kalibrit 8×57 mm dhe 72 fishekë të kalibrit 9 mm.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të paraqitet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal./TS/