Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky thanë se ishte bërë përparim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve në Florida, por udhëheqësi amerikan shtoi se mbetën “një ose dy çështje shumë të vështira”.
Ndërsa presidenti i SHBA-së dhe ai i Ukrainës i përshkruan bisedimet si “të shkëlqyera”, Trump përsëriti se një pikë kyçe ngërçi ishte çështja e territorit. Rusia më parë ka kërkuar që Ukraina të dorëzojë më shumë tokë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke iu drejtuar gazetarëve në Mar-a-Lago, Zelensky tha se ata kishin arritur një marrëveshje për “90%” të një plani paqeje prej 20 pikash , ndërsa Trump tha se një garanci sigurie për Ukrainën ishte “afër 95%” e realizuar.
Zelensky më vonë tha se ekipet amerikane dhe ukrainase do të takohen javën e ardhshme për bisedime të mëtejshme mbi çështjet që synojnë t’i japin fund luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.