Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare.

Partia e Kurtit nga 99.26% e vendvotimeve të numëruara po fiton në të gjitha komunat, duke i mposhtur partitë tjera ku fituan në zgjedhjet lokale.

Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 18 dhjetorit ka dalë e para edhe në komunën e Malishevës, e cila njihet si bastion i partisë Nisma të Fatmir Limajt.


Sipas rezultateve zyrtare nga të gjitha kutitë e numërura, VV ka marrë 37,38% të votave, respektivisht 9,862 vota në Malishevë, duke lënë pas NISMA-n që ka siguruar 31,22% apo 8,237 vota.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com