Adnan Azizi ka deklaruar se Vrapçishti nuk lëshon pe, duke theksuar përkrahjen e madhe për Zulhajrat Demirin gjatë hapjes së shtabit lokal në fshatin Vrapçisht.

Sipas tij, në çdo cep të Vrapçishtit po ndihet vendosmëria dhe entuziazmi për fitoren e Demirit, i cili, siç u shpreh Azizi, përfaqëson vizionin për një Vrapçisht që zgjedh të ardhmen dhe zhvillimin.
Hapja e shtabit u shoqërua me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, duke reflektuar mobilizim dhe mbështetje të fortë në prag të garës zgjedhore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume