Më 29.12.2025 në ora 04:20 në SPB Tetovë janë ndaluar personat D.XH.(22) nga Gjermania dhe A.D.(24) nga Zvicra, të cilët paraprakisht janë privuar nga liria në Vendkalimin Kufitar Bllacë.

Ata janë denoncuar nga personi M.Z.(45) nga fshati Tenovë e Tetovës, se një ditë më parë rreth orës 21:45 në autostradën Tetovë-Shkup, pranë pikës së pagesës Zhelinë, pas një debati të shkurtër, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë padi përkatëse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com