Shkup, 30.12.2025 – Në kuadër të sigurimit të leximit më të madh gjatë periudhës më të ngarkuar të
vitit dhe për të përmbushur nevojat e konsumatorëve, Elektrodistribuimi do të realizojë aktivitete të
përforcuara për leximin e orëmatësve gjatë javës së parë të janarit 2026.
Gjatë kësaj periudhe, në mënyrë plotësuese, një pjesë e aktiviteteve të leximit do të realizohet jashtë
orarit të punës, si dhe gjatë fundjavave dhe ditëve festive.
Gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve do të aplikohet procesi i plotë i leximit, i cili përfshin përpunimin,
verifikimin dhe transmetimin e sigurt të të dhënave në sistemet e kompanisë, duke siguruar faturim të
saktë dhe në kohë të konsumit të energjisë elektrike për secilin konsumator individual.
Elektrodistribuimi mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të përvojës së konsumatorëve dhe
vazhdimisht ndërmerr masa për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve.
Mgid