Arsenali ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, duke e ‘shkatërruar’ Aston Villën e duke iu hakmarrë për humbjen e 6 dhjetorit.

“Topçinjtë” kanë fituar 4-1 ndaj Aston Villës, duke ia shkaktuar humbjen e parë pas 11 ndeshjeve radhazi, teksa po ashtu i janë hakmarrë për fitoren e Villas në fillim të këtij muaji.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur sonte në “Emirates Stadium” përfundoi pa gola, me pak raste të mira shënimi.


Mirëpo, në pjesën e dytë, Arsenali hyri në fushë si të ishte i ‘pushtuar’ nga ‘djajtë’, duke nisur ‘shkatërrimin’ e Aston Villës që nga minuta e 48-të, kur Gabriel Magalhaes shënoi me kokë nga goditja e këndit.

Vetëm katër minuta më vonë, Arseanli e dyfishoi epërsinë, pas golit të Martin Zubimendit, i cili u asistua nga Martin Odegaard.

Arsenali nuk i ndali sulmet në pjesën e dytë edhe pas dy golave, duke e gjetur të tretin në minutën e 69-të, me Leandro Trossard që shënoi për 3-0.

Në minutën e 77-të, Gabriel Jesus u inkuadrua në lojë, në vend të Viktor Gyokeresit dhe vetëm pas një minuti, braziliani shënoi një gol të bukur për rezultatin 4-0.

Deri në fund, Ollie Watkins e shënoi edhe golin e nderit, në minutën e 94-të.

Me këtë fitore, Arsenali e mbanë vendin e parë, me 45 pikë të tubuara tashmë, gjashtë më shumë se Aston Villa në vendin e tretë dhe pesë më shumë se Manchester City në vendin e dytë – që ka një ndeshje më pak, e të cilën e luan më 1 janar 2026 ndaj Sunderlandit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com