Për shkak të një aksidenti trafiku, qarkullimi drejt PK Qafëthanë është ndërprerë në të dy drejtimet
Për shkak të një aksidenti trafiku, qarkullimi drejt Pikës Kufitare Qafasan është ndërprerë në të dy drejtimet, njofton LAMM.
Nga dita e djeshme, prej orës 15:00, është vendosur ndryshim i regjimit të qarkullimit në Korridorin 10, në segmentin Prilep–Manastir, ku trafiku është devijuar nëpër rrugën rajonale R1101.
Qarkullimi në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende me kolovoz të lagësht. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër pellgje, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rrezik nga rrëshqitjet e dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.