MPB njofton se me datë 30.12.2025, në orën 12:10, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup i privuan nga liria V.L.P. (19) dhe F.I.P. (19), të dy nga Rumania, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një argjendari në qendrën tregtare. Përkatësisht, më herët, ata kanë hyrë në argjendari dhe kanë kërkuar të shikojnë stoli ari, dhe pasi është nxjerrë një kuti, me përdorimin e forcës ia kanë marrë atë punonjëses dhe kanë ikur. Shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, në dalje të qendrës tregtare janë kapur dhe privuar nga liria dhe u janë janë gjetur 43 copë stoli ari. Gjërat e marra i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com