Më 30.12.2025 në orën 10:35 është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Zhelinë–Tetovë, mes një automjeti “BMW” me targa italiane, i drejtuar nga L.P. (44) nga Leshnica e Epërme, dhe një “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.L. (40) nga fshati Dëbërc. “Golf”-i më pas ka goditur edhe një automjet të parkuar “Jaguar”.
Lëndime të rënda trupore ka marrë drejtuesi i “BMW”-së, ndërsa lëndime kanë pësuar pasagjeri i tij J.E. (20), drejtuesi i “Golf”-it, pasagjerët G.J. (41), L.S. (43) dhe dy fëmijë të moshës pesë dhe gjashtë vjeç. Inspektimin e ka kryer SPB Tetovë.Tetovasot

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com