Më 30.12.2025, pas ndërmarrjes së masave operative-taktike nga Njësia për tregti të paligjshme pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, në rrugën “192”, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 6.000 copë të ndryshme mjetesh piroteknike, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në njoftim thuhet se është njoftuar Prokurori Publik, mjetet piroteknike janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj personave që i kanë shitur ato do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Mgid