Më datë 30.12.2025 rreth orës 15:15 në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, M.K. (69) nga po i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor “IMT” me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra, M.K. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, kurse inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume