Teksa në “Emirates Stadium” po zhvillohet ndeshja Arsenal – Aston Villa, një moment kamerat kapen një person unik në ulëse.

Bëhet fjalë për Dua Lipën. Këngëtarja shqiptare me famë botërore po përcjellë nga afër ndeshjen e vlefshme për raundin e 19-të të Premierligës, e shoqëruar nga partneri i saj, Callum Turner, dhe familjarët.

Ndonëse një prej këngëve më të famshme të Duas, “One Kiss”, është kënga e preferuar e Liverpool-it, Dua duket se në zemër ka “Gooners-at”.


Kjo nuk është ndeshja e parë që Dua po e përcjellë në ulëset e Arsenalit, sidomos gjatë këtij sezoni.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com